Superkompjuteri parashikon fituesin e Champions League (FOTO LAJM)

Sipas analistëve ekspertë të të dhënave apo të njohur si superkompjuteri i fivethirtyeight.com, Bayern Munich është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Bayern Munich shihet si favoriti kryesor:

Bavarezët e Julian Nagelsmann kanë bindur deri tani duke marrë katër fitore bindëse dhe kanë plot 25 për qind gjasa për ta fituar trofeun.

Ata ndiqen nga Manchester City i Pep Guardiolas i dyti me 19 për qind, ndërsa në vend të tretë vjen Liverpooli i Jurgen Klopp me 14 për qind shanse.

Në vendin e katërt befasisht renditet Ajaxi me 10 për qind shanse, i ndjekur nga Chelsea i pesti me 9 për qind, Real Madridi i gjashti me 4 për qind dhe Paris Saint-Germain e Interi në vendin e shtatë, respektivisht tetë me nga 3 për qind.

Lista pasohen nga klube si Barcelona, Manchester Unitedi, Atletico Madridi dhe Juventusi, ndërsa fare në fund gjenden ekipe si Besiktas, Malmo dhe Dynamo Kiev.


Shtuar 4.11.2021 18:16