Aeroporti i Alepos, në veri të Sirisë, u vu dhe njëherë në shënjestër të bastisjeve izraelite, si pasojë e të cilave pista u dëmtua dhe u vu jashtë funksionit, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Sana.
Kjo është hera e dytë që ky aeroport vihet në shënjestër të forcave izraelite brenda një jave.
“Rreth orës 20:16 të mbrëmjes së sotme, armiku izraelit goditi me raketa nga Mesdheu aeroportin ndërkombëtar të Alepos, duke e nxjerrë atë jashtë funksionit”, tha agjencia.
Më herët, Sana raportoi se mbrojtja kundërajrore arriti të kapte disa raketa. Linja ajrore Cham ëings, e vetmja kompani private siriane, tha se të gjitha fluturimet e planifikuara nga Alepo për në destinacione të tjera tani do të niseshin nga Damasku.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi “disa shpërthime” pranë aeroportit dhe se objektivat e bombardimeve ishin magazina që i përkisnin grupeve paraushtarake pranë Iranit. Këto magazina janë djegur pasi janë goditur nga të paktën dy raketa./albeu.com