Sulmi rus në Dnipro, 25 persona ende të zhdukur

Shërbimet e urgjencës të Ukrainës kanë thënë se 25 persona mbeten të zhdukur pas sulmit me raketa të fundjavës në një bllok banimi në Dnipro, i cili vrau të paktën 40 persona, përfshirë tre fëmijë.

“Dnipro: Që nga ora 08:00 e 17 janarit, 39 persona u shpëtuan, duke përfshirë gjashtë fëmijë. 40 njerëz vdiqën, duke përfshirë tre fëmijë. 79 persona u plagosën, mes tyre 16 fëmijë.

Kemi marrë 47 denoncime për persona të zhdukur, nga të cilët 18 persona janë gjetur të vdekur, katër persona janë gjetur të gjallë te familjarët, në spitale, aktualisht janë në kërkim 25 persona.

Psikologët e Shërbimit të Urgjencës Shtetërore kanë ndihmuar 176 viktima. Operacionet e kërkim-shpëtimit dhe çmontimin e elementeve strukturorë të rrezikshëm janë në vazhdim. Shërbimet komunale hoqën më shumë se 9,000 ton mbeturina ndërtimi dhe 41 makina të dëmtuara. Gjithsej 415 persona u përfshinë në punime”, u bë me dije në në njoftim.


Shtuar 17.01.2023 08:40