Sulmi në Xhami, reagon babai i Rudolf Nikollit: Djali falej në xhami, u lidh me një hoxhë

Në një deklaratë pas ngjarjes në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, ku Rudolf Nikolli plagosi me thikë 5 persona ka reaguar babai i tij, Niko Nikolli.

Niko Nikolli tregon se Rudolfi falej në xhami pasi kishte kontaktuar me një hoxhë. Madje ai shton se i biri ka shkuar edhe në Maqedoni ku kalonte shumë kohë me muslimanë dhe i ishte dedikuar kësaj feje.

Niko Nikolli tregon gjithashtu se ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike, për që ai ka tentuar ta nisë drejt Italisë të birin, për ta larguar. Ai i ka bërë letrat për ta çuar në Itali, por në aeroport e kanë kthyer mbrapsht për arsye që ende nuk dihen.

“Djali u lidh me një hoxhë dhe falej në xhami. Jetojmë në kushte të vështira. Jemi katolikë. I bëra letrat që ta çoja në Itali, por e kthyen në aeroport. Shkonte dhe në Maqedoninë e Veriut dhe takohej me muslimanë, Iu fut kësaj feje,”– tregon ai ndër të tjera.


Shtuar 19.04.2021 17:04

Tags: , ,