Sulmi në veri, Von Cramon e konfirmon: Gati paketa e masave kundër Serbisë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka konfirmuar së fundmi se është përgatitur një paketë masash ndaj Serbisë pas sulmit në Banjskë.

“Nuk do t’i quaja sanksione, sepse ato duhen miratuar nga Këshilli, por flasim për masa politike dhe financiare, që natyrisht do të dëmtojnë Qeverinë e Serbisë”, tha ajo.

Sipas Von Cramon Vuçiç duhet të bashkëpunojë dhe të sigurojë një hetim korrekt për ngjarjen e 24 shtatorit.

Ajo më tej shtoi se është me rëndësi që Serbia të nënshkruajë çdo marrëveshje të arritur me Kosovën, ndërsa kjo e fundit të sigurojë krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në veri.


Shtuar 7.10.2023 20:22