Të dhëna të reja ka publikuar BBC në lidhje me sukmin në zonën në veri të Mariupol. Të paktën dhjetë njerëz janë vrarë dhe 15 të plagosur pas një sulmi në fabrikën e koksit Avdiivka, tha guvernatori i Donetsk, Pavlo Kyrylenko.
Kyrylenko tha në një postim në mediat sociale se punëtorët po prisnin në stacionet e autobusëve jashtë fabrikës pas ndërrimeve të tyre kur filloi bombardimi.
“Rusët e dinin saktësisht se ku po synonin”, shtoi ai.
Fabrika e koksit Avdiivka është në Ukrainën lindore, ku Rusia ka zhvendosur pjesën më të madhe të fokusit të operacionit të saj të luftës./albeu.com