Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, Shërbimi Informativ Shtetëror ka dyshime se rusët janë agjentë të shërbimeve sekrete

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, ku mbetën të plagosur dy ushtarët shqiptarë.

Sipas burimeve, Shërbimi Informativ Shtetëror dyshon se rusët që u ndaluan nga antiterrori janë agjentë të shërbimeve sekrete ruse.

Të lidhura

None found

Gjithashtu dyshohet se gjatë dy ditëve të mëparshme shtetasit rusë kanë bërë fotografime të uzinës nga larg.

Ditën e sotme ata i’u afruan uzinës dhe tentuan të hynin brenda, ku hasën edhe në rezistencën e ushtarëve shqiptarë, duke i plagosur me lëndë kimike këta të fundit./albeu.com/