Përleshja me 3 rusët në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, reagon Ministria e Mbrojtjes

Foto ilustruese

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas ngjarjes së mbrëmjes së sotme në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Ministria bën të ditur se bëhet fjalë për tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase, të cilët kanë tentuar të futen në uzinë.

Por ata janë përballur me reagimin e dy efektivëve që ishin në ruajtje të objektit, të cilët kanë mbetur të lënduar në përpjekje për t’i ndaluar.

Dy ushtarët shqiptar janë nën kujdesin e mjekëve te spitali i Traumës në Tiranë.

Ndërsa rusët janë arrestuar nga anti-terrori.

Reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./albeu.com/