Sulmi ndaj Top Channel, ende asnjë gjurmë nga autorët, Policia ngushton pistat e hetimit

Ndonëse kanë kaluar dy ditë nga sulmi vdekjeprurës ndaj Top Chnnel ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola, autorët e krimit janë ende të lirë.

Tashmë Policia e Tiranës po bën përjashtimin e disa pistave të ngritura duke ngushtuar pistat e hetimit.

Hetimi është kanalizuar në disa drejtime më të ngushta, ndërsa vijon puna për hetimin e gjurmëve të lëna pas nga autorët, si targat dhe makina, ku po shpresohet për identifikimin e autorëve, që mesa duket është ende larg.

Kujtojmë se dje, policia e Tiranës njoftoi se ofron 100 mijë euro për çdo person që ka informacion për identitetun apo vendndodhjen e autorëve.

Makina e cila u përdor për sulmin ndaj Top Channel rezultoi se ishte e vjedhur që prej korrikut të 2020-ës në Tale të Lezhës.

Makina “Range Rover” i është vjedhur një shtetasi nga Kosova Ramadan Makolli, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës.

/albeu.com/