Sulmi ndaj TIMS, rikthehet sistemi në pikën kufitare të Qafë Thanës

Pas më shumë se 24 orësh, rikthehet sistemi TIMS në pikën kufitare të Qafë Thanës

Sipas burimeve prej nje ore sistemi TIMS funksionon normalisht ne këtë pikë kalimi kufitar.

Ndërkohë prej mesnatës sistemi TIMS është rikthyer në funksion të plotë në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas. Po kështu është rivënë në punë edhe në pikat e tjera kufitare të vendit: Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë.

Për këtë sulm të dytë kibernetik nga Irani reagoi më herët edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se nuk ka asnjë rrjedhje të dhënash.