Sulmi ndaj Berishës, reagon ashpër SHBA: U skandalizuam

 

SHBA ka reguar pas incedentit që i ndodhi ish-kryeministrit Sali Berisha në nisje të protestës së opozitës.

Bërisha u sulmua nga një qytetar i identifikuar si Gert Shehu, i cili më pas u arrestua nga policia, por dyshohet se vuan nga problemet të shëndetit mendor.

SHBA shprehet janë skandalizuar nga kjo ngjarje dhe presin hetimin e plotë nga autoritetet.

Reagimi i SHBA-se:

“U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari të parlamentit dhe presim që autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin”, u shpreh një zëdhënës i ambasadës së SHBA.

 


Shtuar 6.12.2022 14:17