Sulmi me një viktimë në Top Channel, reagon BE: Përgjegjesit të dalin para drejtësisë

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Top Channel, ku roja Pal Kola mbeti viktimë e të shtënave me armë.

Në një deklaratë delegacioni i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe u bën thirrje autoriteteve të punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Reagimi i plotë:

Delegacioni i BE-së në Shqipëri dënon sulmin me armë zjarri në mjediset e Top Channel dhe i shpreh ngushëllimet e thella familjes dhe kolegëve të Pal Kolës, rojes së sigurisë që mbeti i vrarë në sulm.

U bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë një hetim të shpejtë dhe të plotë dhe të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë. Sundimi i ligjit dhe liria e medias janë dy vlera themelore të shoqërive demokratike që duhet të respektohen.


Shtuar 27.03.2023 12:31