Sulmi kibernetik, Yuri Kim: Disa keqdashës u përpoqën të minojnë besimin në demokraci

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim e ftuar në konferencën e organizuar nga Dhoma Amerikane ka folur mbi sulmin kibernetik.

Ajo ka shprehur shqetësimin për sulmet kibernetike në Shqipëri, për të cilat qeveria akuzon Iranin.

“Ka disa njerëz të jashtëzakonshëm që kanë ardhur në këtë konferencë. Do të kisha dashur që ta kisha pasur kalanderin tim bosh sot dhe nesër që të merrja pjesë në këto diskutime. Ata do të flasin për risqet, rreziqet e kibernetikës.

Ky diskutim nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të volitshme se kjo. Drejtuesit vendor kanë një rol më rëndësi në demokraci. Ju e dini se çfarë prioritetesh ka për të pasur një jetë në të sigurt. Rishtas në Shqipërisë, siç e kemi pasur muajt e fundit, mbrojtjen e disa keqdashësve që përpiqen që të minojnë besimin në demokraci, ku iu prishet qetësia qytetarëve. SHBA janë këtu për të ndihmuar. Kemi ndihmuar për masat kibernetike. Për shkak të varësisë së qytetarëve nga rrjetet sociale, kemi nevojë për partneritet.”, tha ambasadorja Kim./albeu.com


Shtuar 20.09.2022 10:34