Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit kibernetik që i është bërë platformave qeveritare të shërbimeve online në vend. Rama tha se po AKSH po bën kundërofensivë përballë këtij agresioni dhe premton se nëse nuk do të ketë surpriza të tjera, shërbimet do të rikthehen shumë shpejt.
“Kundërofensiva e AKSHit dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë,po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme! Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje!Nëse s’do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt!”, shkruan Rama në Twitter.
Kundërofensiva e AKSHit dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë,po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme!Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje!Nëse s’do kemi surpriza të tjera,shërbimet do rikthehen shumë shpejt!
— Edi Rama (@ediramaal) July 18, 2022