Sulmi kibernetik në Shqipëri, Blinken telefonon Ramën

Pas sulmeve kibernetike në Shqipëri kundër sistemit të kontrollit kufitar, i cili ishe i dyti pas asaj të 15 korrikut ndaj platformave online të qeverisë, Sekretari  amerikan i Shtetit Antony J. Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Rama.

Blinken ka dënuar sulmin dhe i ka theksuar kryeministrit rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”. – Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price.

Kujtojmë që pas sulmit kibernetik, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe brenda 24 orësh ambasada e tyre në Tiranë u boshatis./albeu.com


Shtuar 13.09.2022 09:11