Sulmi kibernetik ndaj e-Albania, Berisha publikon denoncimin: AKSH-i prokuron 190 mln euro, por serverat i ka me qera jashtë Shqipërisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook një mesazh të një qytetari, i cili denoncon AKSH-in se nuk ka në Shqipëri serverat e saj.

Sipas denoncimit në fjalë, edhe pse janë prokuruar 190 milionë euro nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, portali e-Albania u hakerua pak javë më parë dhe qytetarët nuk mund të kishin akses në shërbimet shtetërore.

Postimi i Berishës:

Denoncon AKSH-in se nuk ka servera në vend!  I ka marrë me qira jashtë vendi, gjithçka si të mbushin xhepat.

Të gjithë serverat e AKSH-it, përfshirë ato për e-Albania kanë qenë të gjithë në vende shumë të sigurta në Shqipëri.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Mgj Doktor. Te them nje gje te tmerrshme AKSHI nuk ka serverë por i ka me qera jashtë Shqipërisë. Krim

Te jap dhe një fakt si ka mundësi qe e-albania dhe kush ishte me te u bllokuan vetëm dhe tmerr 190 milion euro janë prokuruar nga AKSHI.

Te demonstroi AKSHI me prova ku janë serverat si janë kush i ruan./albeu.com/