Sulmi kibernetik godet edhe Fletoren Zyrtare, del jashtë funksionit faqja ku publikohen vendimet e qeverisë dhe administratës

Faqja zyrtare ku publikohen vendimet e qeverisë dhe administratës ka dalë jashtë funksionit, për shkak të sulmit kibernetik të 11 ditëve më parë, që goditi serverat e E-Albania.

“Për momentin faqja është e pa aksesueshme. Ju ftojmë te provoni serish pas pak. Faleminderit”, del kur kërkon në faqen e Fletores Zyrtare.

Kjo sjell një mungesë totale transparence të punës së qeverisë e cila e ka detyrim ligjor publikimin e vendimeve dhe projekt-ligjeve të prodhuara në mbledhjen e këshillit të ministrave./albeu.com/