Sulmi kibernetik fut “në ngërç” Portin e Vlorës, pezullohet puna (VIDEO)

Porti i Vlorës ka pezulluar punën gjatë ditës së sotme.

Kjo ka krijuar fluks pasagjerësh në pikën e kalimit kufitar.

Sipas burimeve të deritanishme, ka qenë sulmi kibernetik në sistemin TIMS, çka ka bërë që të pezullohet puna në këtë nyje hyrëse të Vlorës.

Ndërkohë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në orët në vijim./albeu.com/