Sulmi kibernetik, drejtoresha e AKSH-it: Mbi 98% e shërbimeve online janë rikthyer, aktiviteti keqdashës është izoluar

Drejtoresha e AKSHI-t Linda Karçanaj ka deklaruar në konferencën për mediat se 98% e shërbimeve online janë rikthyer në funksion pas sulmit kibernetik që pësuan faqet qeveritare pak ditë më parë.

Karçanaj tha se asnjë e dhënë nuk është fshirë ndërsa theksoi se ishin dy lloje sulmesh.

https://www.facebook.com/bballuku/videos/1163678034192296

“Administrata publike i është rikthyer normalitetit dhe procesit të punës hap pas hapi. Është izoluar aktiviteti keqdashës. ASHI po punon me partnerët e microsoftit.

Ky sulm nuk kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e vendit tonë. Ishin dy lloje sulmesh. Aktiviteti i parë ishte një lloj Roësomeëhere që ka për qëllim marrjen e të dhënave kundrejt një pagese.

Por në këtë rast ishte për të larguar vëmendjen nga qëllimi i vërtetë të sulmit për fshirjen e të dhënave. Nuk pati humbje të dhënash falë reagimit të shpejtë. Janë zbatuar protokollet dhe politikat ndërkombëtare të sigurisë kibernetike. Sistemet u verifikuan një nga një që të ishim të sigurt për çdo element para se të ktheheshin online.

Faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i fiskalizimit u rikthyen në funksion brenda 12 orësh. DPSHTRR po ashtu, drejtoria e Doganave, Fondi me recetën elektronike. Mbi 98% e shërbimeve online janë tashmë funksionale. Katër ditë pas sulmit E-Albania u kthye në shërbim për një pjesë të shërbimeve”, deklaroi ajo.


Shtuar 29.07.2022 17:22