Sulmi kibernetik, Berisha: Veç hakerave iraniane sistemet i sulmuan hakera të qeverisë ruse e serbe, ma konfirmuan 3 burime

Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon takimin e përjavëshëm me gazetarët.

Gjatë fjalës së tij ai është shprehur se veç sulmeve të hakerave iraniane kanë sulmuar dhe ato të qeverisë ruse dhe serbe.

Ai theksoi se këto informacione ai i ka të siguruar nga tre burime.

Berisha: Nga burime të trefishta se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës dixhitale janë përveç të tjerash, janë pjesëmarrës hakerave të qeverisë, rusë dhe serbë. Kjo është një e vërtetë e konfirmuar për opozitën nga burime shumë serioze. Të vërtetën shqiptarëve ua fsheh Edi Rama dhe klika e tij. Shqipërtarët e dijnë se hakerimi masiv filloi me patronazhistët. Vazhdoi me targat. Letërnjoftimeve. Pra që të gjitha këto janë pa asnjë diskutim, se nuk besoj që Irani i dha të dhënat patronazhistëve. Ia dha Edi Rama me grupin e tij. Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë./albeu.com