Foto ilustruese
Udhëheqësi i Shtetit Islamik në Siri, i cili është një nga pesë liderët kryesorë të grupit militant, është vrarë gjatë një sulmi ajror amerikan, tha të martën ushtria amerikane.
Të lidhura
None found
Në një deklaratë, Komanda Qendrore e SHBA tha se Maher al-Aga, ishte vrarë me dron në veri-perëndim të Sirisë dhe një bashkëpunëtori i tij i ngushtë u plagos rëndë.
“Operacioni u planifikua me kujdes për të siguruar ekzekutimin e tij të suksesshëm, nga informacionet paraprake nuk kishte viktima civile”, shtoi deklarata.
Ai tha se al-Agal ishte përgjegjës për zhvillimin e rrjeteve të ISIS jashtë Irakut dhe Sirisë.
Vrasja do të ishte një goditje tjetër për përpjekjet e grupit militant islamik për t’u riorganizuar si një forcë guerile pas humbjes së zonave të mëdha të territorit”, shkruan Reuters.
Në shkurt udhëheqësi më i lartë i shtetit Islamik hodhi veten në erë gjatë një sulmi ushtarak amerikan në Siri./albeu.com
