Sulm ndaj zyrave të BE-së në Bruksel (FOTO LAJM)

Zyrat e Bashkimit Evropian në Bruksel janë sulmuar nga protestuesit.

Ata kundërshtonin masat anti-COVID në Belgjikë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, e ka dënuar këtë akt dhune.

“Dënojmë fuqishëm shkatërrimin dhe dhunën e pakuptimtë në protestën e sotme në Bruksel duke përfshirë edhe zyrat e BE-së”, ka shkruar Borrell në Twitter./albeu.com/

Shtuar 23.01.2022 20:49