Sulm me bombë një ditë para Kurban Bajramit në Irak, shënohen 18 viktima

Një shpërthim i fuqishëm dhe masiv ka ndodhur në një treg në Bagdad të Irakut, ku deri më tani janë shënuar 18 viktima dhe shumë të plagosur.

Shpërthimi ndodhi në qytetub Sadr, një zonë periferike në lindje të Bagdadit me një shumicë Shiite, e cila ka qenë shënjestër e sulmeve disa herë gjatë 15 viteve të fundit.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se është kryer një sulm me bombë, thanë zyrtarët.

Ngjarja ndodhi një ditë para festës së Kurban Bajramit kur tregu është plot me blerës./albeu.com


Shtuar 19.07.2021 19:56