Sulm me armë zjarri në SHBA, vriten 10 persona brenda tregut ushqimor

Një person i armatosur ka vrarë të paktën 10 persona, përfshirë edhe një oficer policie. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një treg ushqimor në shtetin e Kolorados.

Policia shkruante në Twitter se incidenti ndodhi në supermarketin “King Soopers” në Boulder, një qytet rreth 45 kilometra në veriperëndim të Denverit.

Të shtënat u transmetuan drejtpërdrejt në youtube nga dëshmitarët.

Incidenti filloi të hënën rreth orës 14:30 me kohën lokale kur i dyshuari hyri në supermarket dhe filloi të qëllonte.

Në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar një person, por nuk dihet ende nëse ai është autori i vërtetë i krimit.

DESHMITARET

Një person i cili ndodhej brenda dyqanit me bashkëshorten e tij gjatë momentit të incidentit tha se dëgjoi tre të shtëna me armë dhe se kishte vrapuar nëpër dyqan së bashku me klientë të tjerë për të shpëtuar. Ai tha se të shtënat dukeshin sikur vinin nga pjesa e përparme e supermarketit.

Shtuar 23.03.2021 08:03

Tags: ,