Sulm i armatosur në konsullatën suedeze në Izmir, plagoset rëndë një punonjëse

Konsullata suedeze në Konak të Izmirit ka rënë pre e një sulmi me armë. Si pasojë një punonjëse e konsullatës u plagos rëndë.

Sulmi është kryer n ga një shtetas i huaj, sipas CNN turk.

Ngjarja ka ndodhur në Konsullatën Suedeze në Rrugën e Martirëve të Qipros Alsancak rreth orës 12:45. Sipas informacioneve të marra, Z.Ö., i cili pretendohet se është me aftësi të kufizuara mendore, ka qëlluar me pistoletë drejt gruas së identifikuar si E.T.

Pas ngjarjes, në konsullatë janë dërguar policia dhe ekipet mjekësore, ndërsa sulmuesi i armatosur Z.Ö u ndalua nga ekipet e policisë.

E plagosura është dërguar me autoambulancë nga ekipet mjekësore në Spitalin Trajnues dhe Kërkimor Tepecik dhe është në gjendje të rëndë.


Shtuar 1.08.2023 19:25