Sula: Tensioni në Kuvend, i stisur nga të dyja palët

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti demokrat Dashnor Sula u shpreh se i vinte turp që ishte pjesë e këtij parlamenti, ndërsa i bëri kërkesë drejtueses Ermonela Felaj ta kthente në “shina” seancën.

Ndër të tjera ai ngriti dyshime se tensioni në çdo seancë është i stisur nga të dyja palët me qëllim heqjen nga vëmendja dosjen McGonigal si dhe SPAK-un.

“Parlamenti duhet kthyer në shinat normale. Kjo situatë është e stisur dhe e i intereson të dyja palëve. Të gjithë palët janë në një kazan. U intereson të krijojnë konflikt. Ky tension po rritet me qëllim të caktuar për të larguar vëmendjen nga SPAK dhe SHBA. Pra kryeministri duhet të vijë këtu dhe opozita të sillet më në këtë mënyrë. Kemi që në dhjetor që nuk flasim për problemet e qytetarëve. Mbajeni mend se tensioni do të rritet”, tha Sula./albeu.com