Sukses për tenorin shqiptar, italianët nuk ndalin duartrokitjet në rrugët e Veronës (VIDEO)

Tenori i mirënjohur shqiptar Gëzim Myshketa ka performuar “Carmen” në Arena di Verona.

Myshketa ka shpërndarë një video në faqen e tij në Facebook ku ai është pritur me duartrokitje në rrugë nga qytetarë që po kalonin mbrëmjen në sheshin e qytetit.

“Nëse doni këndojmë sërish,”-thotë ai në video duke buzëqeshur, ndërsa nuk i ndalon falenderimet për duartrokitjet e publikut./albeu.com