Suedia do t’i dërgojë Ukrainës 10 tanke Leopard dhe sisteme kundërajrore

Suedia do të dërgojë deri në 10 tanke Leopard dhe sisteme kundërajrore në Ukrainë

Pajisjet ushtarake do të dorëzohen si pjesë e paketës së 11-të të mbështetjes së mbrojtjes dhe do të përfshijnë sistemet HAWK.

“Tanket suedeze përforcojnë kontributin e Leopard 2 që japin vendet e tjera evropiane”, tha qeveria e vendit në një deklaratë.

“Koordinimi i mbështetjes është në vazhdim me partnerët ndërkombëtarë që dhurojnë Leopard 2 ose tanke të tjera”, thuhej më tej.

Ministri i Mbrojtjes Pal Jonson shtoi se lufta në Ukrainë ishte në një fazë intensive dhe Suedia do të bënte gjithçka mundet për ta dërguar këtë ndihmë ushtarake sa më shpejt të jetë e mundur. /albeu.com


Shtuar 24.02.2023 15:50