Stuhitë në Indi dhe Bangladesh, 59 të vdekur dhe miliona të bllokuar

59 persona kanë vdekur nga goditjet e rrufesë dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga stuhitë e forta musonore në Indi dhe Bangladesh.

Miliona njerëz kanë mbetur të bllokuar ndërsa punonjësit e urgjencës kanë luftuar për të arritur tek të prekurit.

Sinoptikanët paralajmërojnë se përmbytjet pritet të përkeqësohen gjatë ditëve në vijim.

Zyrtarët e qeverisë së Bangladeshit i kanë përshkruar përmbytjet e fundit si më të rëndat në vend që nga viti 2004.

Shirat e pandërprerë gjatë javës së fundit kanë përmbytur sipërfaqe të gjera të rajonit verilindor të vendit, të përkeqësuar nga reshjet e dendura nëpër malet në Indinë fqinje.

Shkollat janë shndërruar në strehimore të improvizuara dhe trupa janë vendosur për të evakuuar familjet e shkëputura nga komunitetet fqinje si rezultat i rritjes së ujërave./albeu.com