Një stuhi e fuqishme sot në Sarandë ka shkaktuar dëme të mëdha dhe i mori jetën 22-vjeçari Armando Kazma, të cilit i ranë hekurat e tendës së kalçetos sipër.
Stuhia zgjati pak, por shkaktoi një kaos në qytetin bregdetar. Mësohet se nga rrëzimi i pemëve në Vrion, është bllokuar aksin e vjetër Sarandë – Gjirokastër, aks i cili lidh edhe Finiqin dhe Konispolin me Sarandën.
Punonjësit e zjarrfikses së Bashkisë Finiq hapin rrugën për kalimin e mjeteve./albeu.com