Stuhia e fortë godet Greqinë, moti i keq shkakton përmbytje në disa zona (VIDEO)

Nga dita e djeshme, Greqia është përfshirë nga moti i keq dhe shirat e rrëmbyeshëm. Thesalia dhe qyteti i Kardicës, ka përjetuar përmbytje në orët e mbrëmjes, ndërsa rrugët janë kthyer në lumenj.

Përqindjet e shiut që ranë në qytet arritën në gati 100 milimetra, (konkretisht 97.6) bazuar në matjet e stacionit meteorologjik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Në fakt reshjet e shiut kanë arritur për pak minuta 312 mm/h, ku është dashur ndërhyrja e policisë për rregullimin e qarkullimit dhe ndalimin e kalimit të mjeteve.

Në rajonin e Magnezisë fenomeni ka goditur me ashpërsi gjatë natës Pelionin e Jugut, duke përmbytur rrugë dhe rrugica në Zagora, Milies, por pa krijuar asnjë problem serioz.

Në qytetin e Volos, ka pasur probleme me energjinë elektrike gjatë natës, por ato janë rikthyer shumë shpejt.

Një çift izraelit në Limionas, komuna e Zagorës, të cilët po qëndronin në një apartament në Airbnb, kërkuan ndihmë pasi ishin të frikësuar nga një përrua aty pranë që doli nga shtrati.

Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe i transportuan të sigurt në Tsagarada.

Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Krizave Klimatike Vassilis Kikilias, ndodhet prej ditës së djeshme në Thesali, për të monitoruar nga afër zhvillimin e motit të keq.

“Kishte një shqetësim të justifikuar të qytetarëve këtu në Thesali, sepse kujtimet e një fatkeqësie janë të freskëta, prandaj ishim të gjithë këtu, të koordinuar dhe të organizuar.

Më vjen mirë sepse deri më tani, kjo përpjekje ka dhënë rezultat. Duke punuar së bashku dhe të koordinuar, mund të marrim rezultate shumë të mira”, theksoi ministri nga Larisa.

Gjatë natës po hetohet nëse ka rrëshqitje dherash në rrjetin malor dhe veçanërisht në Pelion, ku kanë rënë disa milimetra shi.

Megjithatë, një stuhi e fortë goditi edhe ishujt e Sporadave Veriore, Skiathos dhe Skopelos.

 


Shtuar 20.04.2024 09:53