Stuhia dimërore godet qendrën e SHBA-së/ Disa shtete shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, mbyllen shkolla dhe anulohen fluturimet

Stuhia e fortë dimërore në SHBA, ka bërë që të paktën 60 milionë amerikanë, janë nën alarmin e motit dimëror. Virxhinia Perëndimore, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke iu bashkuar pesë shteteve të tjera.

Kentaki, Virxhinia, Kansasi, Arkansas dhe Misuri, shpallën të gjitha gjendjen e tyre të jashtëzakonshme.

Tridhjetë shtete amerikane që shtrihen nga mesi i vendit deri në bregun lindor, duke përfshirë qytetet kryesore si Uashingtoni DC dhe Filadelfia, pritet të shohin kushte të rënda dimërore.

Parashikuesit thonë se moti ekstrem po shkaktohet nga vorbulla polare, një zonë me ajër të ftohtë që qarkullon rreth Arktikut.

Në disa pjesë të SHBA-së ku ka rënë borë, zyrtarët po përgatiten që kushtet të përkeqësohen.

Deri në kohën lokale të drekës, disa shkolla kishin filluar të anulonin mësimet e së hënës.

Në Kentaki, Indiana, Maryland, Uashington, DC dhe Virxhinia shkollat ​​tashmë kanë njoftuar se po mbyllen.

Efekte të mëdha, duke përfshirë “ndërprerje të konsiderueshme në jetën e përditshme, kushte të rrezikshme ose të pamundura drejtimi dhe mbyllje të përhapura”, priten nga kjo stuhi deri të hënën në pjesë të SHBA-së Qendrore dhe Lindore, sipas Indeksit të ashpërsisë së stuhisë së dimrit.

Stuhia solli 1757 anulime fluturimesh të dielën, sipas faqes së internetit të gjurmimit FlightAware.


Shtuar 6.01.2025 08:41