Stuhi shiu, rrufe dhe …, “kapriçot” e motit për ditën e mërkurë

Për ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta kalimtare.

Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të herëpashershme me diell.

Në relievet kodrinore – malore pas orëve të mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë me intenistet të ulët dhe afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtesi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen

në zonat malore 11 deri 24°C                                                                                                            

në zonat e ulëta 14 deri  27°C                                                                                                           

në zonat bregdetare 16 deri 27 °C


Shtuar 30.05.2023 16:55