Stuhi në Tiranë, shi i rrëmbyer, nis breshëri (VIDEO)

Pas shumë ditësh parashikimesh që do të binte shi, ditën e sotme stuhia ka përfshirë të gjithë territorin e vendin.

Vihen re reshjet e shumta të shiut dhe breshrit në Tiranë.

Shiu i rrëmbyeshëm ka bërë që drejtuesit e makinave të hasin vështirësi gjatë ecjes së tyre.

Sipas MeteoAlb, pritet që herë pas here të ketë dhe rrebeshe shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det  me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./albeu.com


Shtuar 12.08.2022 13:40