Stuhi në Sarandë, raportohet për një të lënduar dhe dëme materiale (VIDEO)

Stuhia e shiut dhe erës ka përfshirë qytetin e Sarandës mbrëmjen e sotme.

Si pasojë e motit të përkeqësuar një person është dërguar i lënduar drejt urgjencës së spitalit të Sarandës.

Mësohet se i kanë rënë hekurat e fushës sipër dhe për pasojë është plagosur.

Njoftim policie

Sot, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, si pasojë e motit të përkeqësuar, është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 4.07.2022 21:24