Stuhi në Gramsh, breshëri sa një kokërr arre

Gramshi është përfshirë këtë mbrëmje nga stuhi shiu dhe breshëri.

Breshëri i fuqishëm ra në qytet, sikurse duket edhe nga pamjet që Top Channel sjell, ndërkohë që ende nuk dihen dëmet që ka shkaktuar në bujqësi.

Breshëri që ka rënë edhe pak javë më parë në Elbasan dhe Gramsh, shkaktoi dëme të shumta te pemët dhe kulturat bujqësore.


Shtuar 3.09.2024 20:37