Studimi i OBSH: Puna me orar të zgjatur ka vrarë 745 mijë njerëz brenda një viti

Orët e gjata të punës po vrasin qindra mijëra njerëz në vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Studimi i parë global i këtij lloji tregoi se 745,000 njerëz vdiqën në 2016 nga goditje në tru dhe sëmundje të zemrës për shkak të orëve të gjata në punë.

Raporti zbuloi se njerëzit që jetonin në Azinë Juglindore dhe rajonin e Paqësorit Perëndimor ishin më të prekurit, informon albeu.com.

OBSH gjithashtu tha që tendenca mund të përkeqësohet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Hulumtimi zbuloi se puna 55 orë ose më shumë në javë shoqërohej me një rrezik 35% më të lartë të goditjes në tru dhe një rrezik 17% më të lartë të vdekjes nga sëmundja e zemrës, krahasuar me një javë pune prej 35 deri në 40 orë, informon albeu.com.

Studimi, i kryer me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), gjithashtu tregoi pothuajse tre të katërtat e atyre që vdiqën si rezultat i punës me orë të gjata ishin burra të moshës mesatare ose më të vjetër.

Shpesh, vdekjet ndodhën shumë vite më vonë, sesa koha kur ishte punuar me orë të gjata./albeu.com