Studentët në RMV sot në protesta, kërkojnë që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe

Studentët shqiptar të universiteteve në Maqedoninë e Veriut, sot duke filluar nga ora 12:30, do të protestojnë, ndërsa kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Studentët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve, pasi siç thonë kjo nuk është vetëm ‘lufta’ e tyre, por është ‘luftë’ për mbrojtjen e gjuhës.

Të lidhura

None found

Për shkak të protestës, do të ketë kufizime në trafik. Studentët kanë thënë se se rruga e lëvizjes do të jetë nga përpara sheshit “Karposhovo Vostanie”, rrugës “11 Mars”, përmes Urës së Gurit, dhe do të vazhdojë përgjatë rrugës “Nikola Vapcarov” dhe do të përfundojë në rrugën “Dimitrije Çupovski” përpara Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa trafiku do të ridrejtohet në rrugët përreth.

“SPB Shkup – Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku. Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik të respektojnë urdhrat e dhëna nga oficerët e uniformuar të policisë”, thonë nga MPB.


Shtuar 6.04.2026 12:31

Tags: ,