Ju bë publik numri i telefonit tek “lista e tradhëtarëve të RMV-së”, kërcënohet deputeti Minov

Deputeti i OQM-së në Maqedoninë e Veriut, Panço Minov ka denoncuar në polici se ka marrë kërcënime me jetë përmes telefonit.

Minov është paraqitur në policinë e Shkupit ku dhe bëri denoncimin duke pretenduar se ka marrë disa telefonata kërcënuese.

Numri i telefonit të Minov ishte në listën e publikuar në rrjetet sociale e cilësuar nga persona akoma të panjohur për organet e ndjekjes penale si “lista e tradhëtarëve të Maqedonisë”./albeu.com