Që në orët e para të mëngjesit, studentë dhe qytetarë kanë mbërritur në Beograd, në një protestë të madhe nën sloganin “15 për 15” që po mbahet sot në Beograd, për 15 viktimat e incidentit në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024.
Protestuesit ecin më këmbë, ndërsa shoferët i përshëndesin me bori dhe dëgjohen sirenat. Nisjet e shumta të autobusëve ndër-urbanë drejt kryeqytetit janë anuluar, raporton Danas.
Mbrëmë, beogradasit kanë pritur studentët që morën pjesë në maratonën shumëditore “Marshi për Serbinë”, nga skajet e gjithë Serbisë.
Tubimi pritet të nisë në orën 16:00 para godinës së Kuvendit Kombëtar. Para kësaj do të organizohen tubime në disa lokacione të qytetit, nga ku njerëzit do të ecin drejt parlamentit.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, mbrëmë në një paraqitje për publikun tha se kushdo që shkakton trazira arrestohet.
Përveç protestuesve që po kërkojnë përgjegjësi penale e politike për incidentit në Novi Sad, një kundër-protestë po mbahet në Parkun Pionieri në Beograd.
Në mes të Presidencës së Serbisë dhe Kuvendit të Serbisë, ku janë vendosur në kampe një grup tjetër studentësh që kundërshtojnë bllokadat e fakulteteve. Ata kanë vendosur traktorë përreth tyre.