Stoltenberg: Suedia po ndërmerr hapa seriozë për tu anëtarësuar në NATO

Suedia ka ndërmarrë hapa të rëndësishme për të përmbushur kërkesat e Turqisë për aplikimin e saj për anëtarësim në NATO, tha të hënën Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg gjatë një vizite në Suedi i cili përpos vizitës zyrtare nuk humbi mundësinë të shijonte një xhiro me varkë me kryeministren suedeze.

“Unë e mirëpres faktin që Suedia ka filluar tashmë të ndryshojë legjislacionin e saj kundër terrorizmit. Që të sigurojë që kuadri ligjor për eksportet e armëve të pasqyrojë statusin e saj të ardhshëm si anëtare e NATO -s me angazhime të reja ndaj aleatëve të saj,” tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp me kryeministren suedeze Magdalena Anderson .

“Këto janë dy hapa të rëndësishëm në adresimin e shqetësimeve të ngritura nga Turqia ,” shtoi ai, duke shtuar se ishte optimist se çështjet do të zgjidheshin sa më shpejt të jetë e mundur.

Ne duhet të adresojmë shqetësimet e sigurisë të të gjithë aleatëve. Qëllimi është që të adresohen kundërshtimet e Turqisë ndaj anëtarësimit në NATO sa më shpejt të jetë e mundur dhe që Suedia dhe Finlanda të anëtarësohen në NATO sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.

Megjithatë, ai nuk vendosi një afat kohor të qartë, as për takimin e Aleancës më 28 qershor në Spanjë dhe as për zgjedhjet parlamentare të 11 shtatorit në Suedi.
Të dy vendet kandidate, Suedia dhe Finlanda, janë ftuar të marrin pjesë.

Nga ana e saj, Anderson tha se vendi i saj ” i merr shumë seriozisht shqetësimet e Turqisë “, si dhe kundërshtimet e Ankarasë për çështjet e sigurisë. “Ambicia jonë,” tha ajo, “është t’i zgjidhim këto çështje.”

Pushtimi rus i Ukrainës detyroi Suedinë, por edhe Finlandën, në një ndryshim qëndrimi në lidhje me anëtarësimin në NATO.

Stokholmi braktisi një periudhë të gjatë neutraliteti dhe nxitoi të deklaronte synimin për t’u bashkuar me Aleancën e Atlantikut të Veriut, por u përplas me mosmarrëveshjen turke për të dy vendet.

Tajip Erdogan ka akuzuar të dy vendet për mbështetjen e luftëtarëve kurdë, të cilët Ankaraja i konsideron “terroristë”.