“Mezi pres të mirëpres Suedinë si një anëtare e plotë e NATO-s shumë shpejt”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp të mbajtur së bashku me kryeministrin suedez Ulf Kristerson.
Stoltenberg përshëndeti nënshkrimin e protokollit të pranimit të Suedisë nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe referimin e tij në Asamblenë Kombëtare të Turqisë dhe shtoi: “Tani besoj në ratifikimin e shpejtë të tij nga Asambleja Kombëtare Turke”.
Ai theksoi se “Suedia është e gatshme të anëtarësohet në NATO” dhe se “anëtarësimi i saj në Aleancë do ta bëjë NATO-n më të fortë”.
Erdogan i tha “po” anëtarësimit të Suedisë në NATO
Me një njoftim modest të Presidencës turke, të hënën u bë e ditur se Erdogan nënshkroi Protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO dhe e dërgoi atë për ratifikim në Asamblenë Kombëtare të Turqisë.
Sigurisht, ky është hapi i parë pasi do të duhet pak kohë derisa Byroja e Asamblesë Kombëtare të caktojë mbledhjen dhe natyrisht të udhëzojë deputetët e koalicionit qeveritar të japin votën e tyre.
/Albeu.com