Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është zotuar se aleanca ushtarake do të qëndrojë me Ukrainën “për aq kohë sa të duhet” në luftën me Rusinë.
“Presidenti Putin po dështon në Ukrainë dhe ai po përgjigjet me më shumë brutalitet. Valët e sulmeve të qëllimshme me raketa në qytete dhe infrastrukturë civile. Privon ukrainasit nga nxehtësia, drita dhe ushqimi. Ky është një fillim i tmerrshëm i dimrit për Ukrainën.”- tha Stoltenberg përpara një takimi ministror në Bukuresht.
Stoltenberg shtoi se ndërsa ne “të gjithë po paguajmë një çmim” për sulmin e Rusisë në Ukrainë, çmimi ynë është paraja, ndërsa ukrainasit paguajnë me gjak.
“Nëse e lëmë Putinin të fitojë, të gjithë ne do të paguajmë një çmim shumë më të lartë, për shumë vite që do të vijnë. Nëse Putini dhe udhëheqësit e tjerë autoritarë shohin se forca shpërblehet, ata do të përdorin sërish forcën për të arritur qëllimet e tyre. Kjo do ta bënte botën tonë më të rrezikshme dhe të gjithëve ne më të prekshëm. Kështu që është në interesin tonë të sigurisë të mbështesim Ukrainën.”- shtoi ai.
Stoltenberg shtoi se “mënyra më e mirë për të rritur shanset për një zgjidhje paqësore” të luftës është të mbështesësh Ukrainën.
“Kështu që NATO do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet. Ne nuk do të tërhiqemi”, përfundoi ai.