Rusia dhe Perëndimi janë më pranë se kurrë luftës bërthamore sesa gjatë krizës së raketave kubane, ka paralajmëruar stërmbesa e Nikita Hrushovit, sipas The Guardian.
Nina Khrushcheva, një akademike, stërgjyshi i së cilës ishte udhëheqës i Bashkimit Sovjetik gjatë krizës së raketave kubane të vitit 1962, paralajmëroi se lufta në Ukrainë duket më e rrezikshme pasi asnjëra palë nuk duket e gatshme të “tërhiqet”.
“Ajo që e shpëtoi botën në atë kohë ishte se si Hrushovi ashtu edhe Kenedy, çfarëdo që ata mendonin për ideologjinë e njëri-tjetrit dhe nuk ishin dakord me të, në momentin që kuptuan që situata po vështirësohej gjithnjë e më shumë, u tërhoqën menjëherë.
Por situata sot është ndryshe, sepse asnjëra palë nuk ka gjasa të tërhiqet, sidomos Rusia dhe kjo është ajo që më frikëson më shumë”.
Hrushovi pohoi gjithashtu se lufta e Rusisë në Ukrainë ishte lufte midis Perëndimit dhe Rusisë në të cilën Ukraina është “karremi”.