Stela dhe Çimi deklarohen për njëri-tjetrin, Armando shpërthen në lot (VIDEO)

Pas shumë takimesh dhe debatesh, Stela dhe Çimi janë çifti i radhës që deklarohen në Përputhen 40.

Në puntatën e sotme, nuk munguan as momentet romantike mes tyre, por as lotët.

Ndër ata që u përlot ishte dhe Armando. Ky i fundit shpesh herë ka hedhur akuza ndaj Stelës se e sheh Çimin për interes madje dhe e ka ofenduar.
Pas lotëve, ai sërish tha të njëjtën gjë që mes çiftit Stela-Çimi, nuk ka dashuri.

Disa ditë më parë, Gilberta dhe Iliri u deklaruan për njëri-tjetrin.


Shtuar 18.06.2021 21:30