Me 11 ndeshjeve të mbetura dhe 33 pikë në lojë, me Barcelonën që e pret Atletico Madridin në shtëpi, fansat e shohin të favorizuar skuadrën e Ronald Koeman për titullin më La Liga.
Por pse është Barcelona favoriti kryesor për të fituar kampionatin?
Fillimisht për shkak të rezultateve të tyre. Atletico e Diego Simeone ka gabuar këtë javë me Getafen duke i dhënë shpresë Barcelonës dhe po ashtu edhe Real Madridit në luftë për titull, duke konfirmuar se lideri mund të humbas ende pikë deri në fund të sezonit.
Barcelona tani ka 15 ndeshje pa humbje në La Liga, duke fituar 12 dhe duke barazuar tre, me humbjen e fundit që erdhi më 5 dhjetor ndaj Cadiz.
Ata janë gjithashtu favorit edhe për shkak të mënyrës së sigurt se si duken kur luajnë.
Barcelona është bërë një ekip me një sistem të vendosur dhe duke përjashtuar ndeshjen ndaj PSG-së, ata duken të sigurt në veten e tyre.
Koeman është mbështetur tek lojtarët e akademisë për të forcuar skuadrën, të tilla si Oscar Mingueza dhe Ilaix Moriba, të cilët kanë sjellë dëshirë në skuadër.
Të gjithë tani duket se punojnë shumë, mbrohen dhe Lionel Messi shënon sikurse më parë.
Argjentinasi shënoi katër gola në dhjetë ndeshjet e para të sezonit, me Barcelonën që mori 14 pikë nga 30 të mundshme.
Në 15 ndeshjet në vijim, Messi ka shënuar 17 gola dhe Barcelona ka grumbulluar 41 nga 45 pikë.
Në fund të fundit, nëse Messi vazhdon kështu, Barcelona funksionon dhe Nr.10 vazhdon të mbetet në garë me ish-shokun e skuadrës Luis Suarez për çmimin “Pichichi”.
Dhe së fundmi, kthimi i lojtarëve nga dëmtimet. Nuk duhet harruar që Barcelona ka fituar ndeshje pa disa nga lojtarët e tyre kryesorë.
Gerard Pique, Ansu Fati, Sergi Roberto dhe Philippe Coutinho janë jashtë ekipit aktualisht, por mund të kthehen në kohën e duhur për të ndihmuar skuadrën drejt një tjetër titulli në La Liga.