Incidenti në Uzinën e Gramshit, Peleshi: Të huajt janë pikasur prej disa ditësh, janë mbajtur nën vëzhgim

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dalë në një deklaratë për mediat në lidhje me incidentin që ndodhi në Uzinën e Gramshit, të shtunën mbrëma. Peleshi tha se bëhet fjalë për tre të huaj që ndodhen prej disa ditësh në vend dhe se kanë qenë nën vëzhgim.

Peleshi: Të huajt janë mbajtur në vëzhgim, i kemi pikasur para disa ditësh. Bloggere apo jo bloggerë është një ngjarje që ka dhunë brenda

Pyetja: Spray që i referoheni ju është përdorur dhe në protestë

Peleshi: Është futje në një institucion, është shkelur ligji, nuk bëhet fjalë për protestë./albeu.com