Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të mos panikosen në lidhje me incidentin e mbrëmshëm në Uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh.
“Për shkak të agresionit rus në Ukrainë është rritur kërkesa për armatim. Kemi bërë mirë që nuk e kemi shuar përfundimisht industrinë tonë. Po mendojmë për ti rivendosur në punë këto uzina. Me ambasadat nuk komunikon ministria e mbrojtjes. Nuk duhet të minimizohet as të shkaktohet asnjë lloj paniku, sepse Shqipëria dhe Kosova është e sigurt. Agjencia jonë e inteligjencës ka qenë pranë ngjarjes”, tha Peleshi./albeu.com