Spiropali: Meta e ka tepruar, shpërdoroi detyrën e nderuar të presidentit

Ministrja  e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga Kuvendi, sot.

Spiropali shkruan se Meta e ka tepruar +104 duke shpërdoruar detyrën e presidentit. Sipas ministres, nëse e gjithë Shqipëria do kishin qenë në sallë, do i kishin dhënë një leksion të merituar.

“+104. Aq e ka tepruar Ilir Meta, sa sikur në këtë sallë të ishte i gjithë populli shqiptar, s’do kishte mbetur kush pa i dhënë leksionin e merituar:

Shkarkimin nga ajo detyrë e nderuar që e shpërdoroi me papërgjegjshmëri të skajshme.

Zbritjen nga karrigia e lartë që e përdhosi me ndërgjegje të plotë”, shkruan Spiropali./albeu.com

Shtuar 9.06.2021 10:06