26 vite burg iu dha Salih Musafës nga Gjykata Speciale. Megjithatë ky vendim habiti disa nga njohësit e ligjit në vend.
Kjo pasi që ata pretendojnë se dënimi maksimal që mund t’i jepej komandant Calit është deri në 20 vite.
Një gjë e tillë duke u bazuar në ligjet e ish-Jugosllavisë, meqë krimet e pretenduara datojnë në atë periudhë.
Medina Kadriu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se është e paqartë pse u veprua ndryshe.
Kadriu thotë se dënimi komandant Calit mund të i zvogëlohet vetëm në shkallën e dytë.
E në lidhje me moszbatimin e ligjit të Jugosllavës, avokati Skender Musa jep një arsyetim tjetër.
Musa shton se ndaj të akuzuarve të tjerë, i njëjti mund të përdoret.
Për këtë temë asnjëherë nuk ka pasur deklarim nga Gjykata Speciale./express